Parashikimi i motit, e enjte, 14 dhjetor 2023!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa, me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si dhe me intervale kthjellimesh. Që në orët e para të ditës, në veri, vranësirat u pasuan me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era fryn me drejtim jug – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era është relativisht intensive e me shpejtësi deri në 12 m/s. Në orët e mbrëmjes, era kthen me drejtim nga kuadrati i veriut, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
9/17
Re shi diell
Kukës
10/16
Re diell shi
Lezhë
8/15
Re shi diell
Dibër
5/14
Re diell shi
Durrës
11/20
Re diell
Tiranë
13/22
Re diell
Elbasan
11/19
Re diell
Berat
9/23
Re diell
Vlorë
11/19
Re diell
Korçë
3/15
Re diell
Gjirokastër
3/13
Re diell
Sarandë
11/21
Re diell