Zbulohet identiteti i ruses që i ka ‘vjedhur zemrën’ aktorit Tom Cruise!
Sipas Daily Mail, ylli i Hollivudit Tom Cruise është në një lidhje romantike me rusen Elsina Kairova. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari socialist të njohur rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamanti. Të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës. Një i ftuar pohoi se: “Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”. Cruise dhe Cairova u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor dhe janë larguar së bashku në orët e para të mëngjesit.
Elsina Kairova, një ish-modele, është shtetase britanike dhe ka qenë martuar me manjatin rus Dmitry Tsetkov. Çifti zotëronte shumë prona si në Dubai ashtu edhe në Qipro. Pas divorcit, Elsina u akuzua për fshehjen e pasurive të rëndësishme nga ish-bashkëshorti i saj, përfshirë një koleksion çantash me vlerë një milion paund.
Ndërkaq, me më shumë se tre dekada i lidhur me Hollywoodin, Tom Cruise, është një nga aktorët me fitimet më të larta në botë. Falë pjesëmarrjes së tij në filma të tillë si “Top Gun”, “Jerry Maguire”, “Born on the Fourth of July”, “Interview with the Vampire”, “Mission Impossible” dhe “Thomas Cruise Mapother IV” është një nga aktorët më të njohur sot. Megjithëse lindi në Syracuse, New York, familja e tij emigroi në Kanada dhe ndërsa studionte në shkollën publike “Robert Hopkins”, Tom u interesua për aktrim. Cruise është një nga aktorët më të paguar në industri me një vlerë neto të vlerësuar prej 600,000,000 dollarë.