Rama, Meloni dhe Sunak takohen nesër në Romë, në fokus ‘bashkimi’ kundër emigracionit të paligjshëm! Shqipëria, marrëveshje me të dyja vendet!

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama, Meloni dhe Sunak takohen nesër në Romë, në fokus ‘bashkimi’ kundër emigracionit të paligjshëm! Shqipëria, marrëveshje me të dyja vendet!

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të takohen këtë fundjavë në Romë. Kështu raportonjnë mediet e huaja.

Takimi do të zhvillohet nesër në rezidencën e kryeministres italiane dhe në fokus të diskutimeve do të jetë emigracioni i paligjshëm. Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.

Si Meloni ashtu dhe Sunak kanë arritur marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Sipas marrëveshjes së Britanisë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me gomone përtej Kanalit mund të kthehen menjëherë. Pothuajse një e treta e të gjithë atyre që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në vitin 2022 ishin shqiptarë.

Ndërkaq muajin e kaluar, Meloni dhe Rama njoftuan një marrëveshje për ndërtimin e dy qendrave të pritjes dhe strehimit të emigrantëve në territorin shqiptar. Sipas marrëveshjes do të strehohen azilkërkuesit e shpëtuar nga roja bregdetare italiane në Mesdhe, ndërkohë që rastet e tyre për azil janë duke u proceduar. Marrëveshja u kritikua nga partitë opozitare në të dy vendet, ndërsa të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bllokoi përkohësisht ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti derisa të shqyrtojë kërkesën e opozitës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE