Si skenë filmi/ Vrasje dhe trazira për një orë burgun e Peqinit, merret në pyetje Sokol Mjaçaj! Arma u fut me dron

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si skenë filmi/ Vrasje dhe trazira për një orë burgun e Peqinit, merret në pyetje Sokol Mjaçaj! Arma u fut me dron

I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj është neutralizuar nga policia dhe momentalisht është duke u marrë në pyetje.

Për gati një orë, ai ka shkaktuar trazira në burgun e sigurisë së lartë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë i burgosuri Arben Lleshi, e ndërsa një tjetër, Ilir Xhakja ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve, Forcat RENEA.

Situata është vënë nën kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit!

E ndërsa më herët, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi se ka firmosur urdhrin që i dënuari Sokol Mjaçaj të izolohet në regjimin 41-bis.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE