Zbardhen nga bora fshatrat turistikë të Korçës!
Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit në zonat malore. Në rrugën Boboshticë-Dardhë ku ka reshje dëbore, po punohet për pastrim dhe kriposjen e aksit.
Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm ndërsa rekomandohet lëvizja e automjeteve vetëm me goma dimërore.
Reshje bore ka pasur dhe në fshatin e Vithkuqit dhe në Mashkullorë, megjithëse nuk ka problematika në qarkullim.
Pjesa tjetër e territorit të qarkut Korçë, është përfshirë nga reshjet janë në formën e shiut.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më të përqendruara në relievet malore, ndërsa në zonat malore të vendit ka reshje bore të herëpashershme me intensitet të ulët.
Në zonat malore të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshje të bore të herëpashershme me intensitet të ulët.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 7°C
në zonat e ulëta 5 deri 15°C
në zonat bregdetare 8 deri 17°C