Komediani shqiptar që u bë viral në Itali, prezantues në “Festivalin e RTSH”!
Ndërsa Festivali i RTSH këtë vit, ndryshe “Festivali i Këngës”, ka pasur disa probleme me konkurrentët, që para nisjes së kompeticionit që fituesin e dërgon në Eurovision, duket se gjithcka ka qenë e qetë nga ana organizative dhe e drejtimit, teksa që para disa javësh janë konfirmuar Kledi Kadio dhe Adriana Matoshi si prezantues.
Ndërkohë, ka edhe një të re të fundit sa i takon moderimit, me Xhuliaon Dulen që duket se do i bashkohet në skenë balerinit të famshëm dhe aktores së njohur.
Këtë e ka bërë me dije vetë komediani nëpërmjet një postimi në Instagram, teksa numëron ditët nga nisja e spektaklit, duke na zbuluar në fakt edhe datën e nisjes, 19 dhjetor.
Kujtojmë se Xhuliano u bë mjaft viral së fundmi në Shqipëri dhe në Itali, në rrjetet sociale, falë numrit të tij ku shpjegonte “prejardhjen”, material që e ka bërë më të njohur, ndërsa tashmë do e shohim edhe në një skenë të rëndësishme si ajo e Festivalit, me siguri me shumë batuta.