Pak pasi u zbulua lidhja e ish-bashkëshortes së tij me Tom Cruise, reagon oligarku rus: “Ajo harxhon shumë…”!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pak pasi u zbulua lidhja e ish-bashkëshortes së tij me Tom Cruise, reagon oligarku rus: “Ajo harxhon shumë…”!

Sipas Daily Mail, ylli i Hollivudit Tom Cruise është në një lidhje romantike me rusen Elsina Kairova. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari socialist të njohur rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamanti. Të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës.

Një i ftuar pohoi se: “Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”. Cruise dhe Cairova u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor dhe janë larguar së bashku në orët e para të mëngjesit. Ish-bashkëshorti i Elsina paralajmëroi së fundmi Tom Cruise se ai duhet të jetë i përgatitur për të dhe ta mbajë portofolin hapur sepse ajo ka shije tepër të shtrenjta dhe luksoze.

Dmitry Tsvetkov, paralajmëroi Cruise se gruaja në fjalë është e vështirë për t’u kënaqur dhe pretendon se ai shpenzoi 10 milionë paund për rroba dhe 2 milionë të tjera për çanta gjatë martesës së tyre të trazuar 11-vjeçare. Duke folur ekskluzivisht për MailOnline nga rezidenca e tij në Surrey, manjati Tsetkov tha:

Pavarësisht se më kë ajo është, Tom Cruise apo dikush tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat e bukura dhe ka shije të shtrenjtë dhe luksoze. Tom duhet t’i mbajë sytë dhe portofolin hapur.

Tsetkov, i cili e bëri pasurinë e tij me diamante dhe miniera, pretendon se beteja e tij e ashpër 3-vjeçare e divorcit i kushtoi plot 150 milionë paund.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE