A do ta mposhtë “5 Herë Jo” filmin “Në Kuadër të Dashurisë”? Ja çfarë thotë Bora dhe Donaldi
Kjo puntatë e programit “Më lër të flas” i ishte dedikuar totalisht filmit “5 herë jo” të Borës dhe Donaldit.
Dyshja dhe kasti i aktorëve u vunë përballë disa pyetjeve ngacmuese, siç ishte edhe krahasimi i filmit të tyre me “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.
Duke qenë se të dy projektet u publikuan në në periudhë afër njëri tjetrit, u krijua një lloj ‘gare’ se cili do të ishte më i suksesshëm dhe më i pëlqyer nga audienca.
“Mendoni se ‘5 herë jo’ do t’ia dalë në kaq pak kohë të mposhtë filmin ‘Në kuadër të dashurisë’ që është kthyer në filmin më të ndjekur të vitit?”- ishte pyetja që Romeo i drejtoi kastit.
Bora u shpreh se është normale të dëshirojë që filmi i tyre ta tejkalojë suksesin e filmit tjetër.
“Dëshira patjetër që është e madhe për të mundur filmin që deri në këto momente është më i shituri i vitit. Kush është ai që do thoshte ‘jo unë nuk dua që filmi jonë të jetë më i ndjekuri’, por mendoj që kemi bërë me të vërtetë një punë shumë të madhe“- u shpreh Bora ndër të tjera, ndërsa Donaldi shtoi:
“Mendoj se NKTD është një shembull suksesi dhe patjetër që mua do më bëhej qejfi që ‘5 herë jo’ të ishte filmi i parë i vitit. Do ndihesha mirë, të tregohem i sinqertë, por sido që të jetë mua më bëhet qejfi që në këtë vit kanë dalë dy filma që edukojnë publikun që të shkojnë në kinema. Kjo është me e rëndësishmja”.