Tragjedi në brigjet e Libisë, dyshohet për mbi 60 të mbytur!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në brigjet e Libisë, dyshohet për mbi 60 të mbytur!

Nuk ndalen tragjeditë në det, me viktima ata që tentojnë largimin nga vendet e tyre, me shpresën për një jetë më të mirë në perëndim.

Më shumë se 60 emigrantë besohet të kenë humbur jetën kur varka ku gjendeshin u fundos në brigjet e Libisë, në udhëtimin tragjik të radhës. Lajmin e bën të ditur Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM).

Duke iu referuar dëshmive të personave të mbijetuar, kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara njoftoi mjeti lundrues ishte nisur prej qytetit Zuvara e aty ndodheshin 86 persona, ndonëse numri mbetet të konfirmohet zyrtarisht.

Sipas IOM-it, deti ishte i trazuar e dallgët e larta goditën varkën. 61 emigrantë, mes tyre edhe fëmijë, janë zhdukur e besohet se kanë gjetur vdekjen.

Libia është ndër vendet kryesore prej nga nisen emigrantët që synojnë të kalojnë Mesdheun për të zbarkuar në Europë, kryesisht në Itali. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, vetëm këtë vit, në vendin fqinj kanë shkuar 153 mijë persona, pjesa më e madhe nga Tunizia e Libia.

Ndërkaq, IOM-i vlerëson se më shumë se 2 mijë e 200 vetë janë mbytur këtë vit, duke tentuar të njëjtën rrugë detare e që konsiderohet ndër më të rrezikshmet në botë për emigrantët.

Sa i përket viktimave të tragjedisë më të fundit të kësaj fundjave, raportohet se ata ishin nga Nigeria, Gambia e disa vende të tjera afrikane. Po ashtu, bëhet e ditur se 25 të mbijetuar janë dërguar në qendrën e ndalimit në Libi, ku po marrin trajtim mjekësor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE