Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2023!
vovalbania
December 18, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Kjo për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë perëndimore, si rezultat i ndikimit të periferisë së Anticiklonit të Azoreve.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Mjegull të dendur e mjegullinë pati
në orët e para të mëngjesit, në zonat luginore të vendit. Po ashtu, nuk munguan ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtesi mesatare 1-6m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.