SHORTI CHAMPIONS/ Interi gjen Atletikon, Bajerni “peshkon” Lacion e Hysajt!
Faza e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve ka zbuluar çiftet e saj, me shortin që u hodh në Nion të Zvicrës.
Sfida tejet interesante të cilat janë rezervuar nga goglat e përzgjedhura nga legjenda e Anglisë dhe Çelsit, Xhon Terri.
Kampionët në fuqi të Mançester Sitit do të ndeshen me Kopenhagenin, ndërsa Bajerni i Mynihut ka “peshkuar” lacion e Elseid Hysajt.
Një duel tepër i fortë për Interin, me të besuarit e Inzagit që do të kenë përballë Atletikon e Madridit, ndërsa sa i përket Realit, “los blancos” kanë gjetur Lajpcig.
Një duel interesant është dhe ai mes Napolit dhe Barcelonës, ndërsa sfidat e tjera janë: Porto-Arsenal, PSG-Real Sociedad dhe PSV-Borusia Dortmund.
Raundi i 1/8-ave do të luhet në datat 13/14/20/21 shkurt dhe 5/6/12/13 mars.
SHORTI:
LAJPCIG – REAL MADRID
KOPENHAGEN – MAN. SITI
LACIO – BAJERN MYNIH
PSV – BORUSIA DORTMUND
INTER – ATLETIKO MADRID
PSG – REAL SOCIEDAD
NAPOLI – BARCELONA
PORTO – ARSENAL
Ora 12:11 – Starton shorti.
Ora 12:10 – Shpjegimi i shortit dhe fazës së 1/8-ave.
Ora 12:05 – Xhon Terri do të hedhë goglat.
Ora 12:00 – Starton eventi.
Round of 16 ties ✅#UCLdraw pic.twitter.com/N3xvSSNw1w
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 18, 2023