Shuhet bateristi i parë i AC/DC, Colin Burgess!
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare bateristi i AC/DC Colin Burgess. Shkaku i vdekjes së tij mbetet ende i panjohur. Në një deklaratë grupi muzikor tha:
Jemi të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e Colin Burgess. Ai ishte bateristi ynë i parë dhe një muzikant shumë i respektuar. Kujtime të lumtura, prehu në paqe Colin!
Anëtarët e grupit ishin vokalisti Dave Evans, basisti Larry Van Kriedt, bateristi Colin, kitaristi kryesor Angus Young dhe kitaristi Malcolm Young. Kënga e tyre ‘Highway to Hell’, arriti kulmin në SHBA dhe në MB. Albume të tjera hit përfshijnë ‘Back in Black’ dhe ‘For They About to Rock We Salute You’. Colin iu bashkua grupit në vitin 1973, por u përjashtua një vit më vonë sepse ishte i dehur në skenë. Më vonë ai pretendoi se dikush i kishte hedhur diçka në pije. Bateristi u zëvendësua nga një varg bateristësh përpara se Phil Rudd të bashkohej në 1975. AC/DC kanë shitur më shumë se 200 milionë disqe në mbarë botën dhe kanë krijuar një reputacion si një nga grupet rock më me ndikim të të gjitha kohërave.