“Armën e fshehu në kutinë e qumështit”, dëshmia e drejtorit të burgut dhe negociatat me Sokol Mjacajn!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 5 Mund të lexoni në minuta.
“Armën e fshehu në kutinë e qumështit”, dëshmia e drejtorit të burgut dhe negociatat me Sokol Mjacajn!

Sokol Mjacaj ka kërkuar siguri për jetën dhe praninë e një prokurori pak para se të dorëzohej tek autoritetet e Burgut të Peqinit, pas vrasjes së Arben Lleshit dhe plagosjes së Indrit Shaqjes.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, është dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i arrestuar tashmë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas ngjarjes së ndodhur katër ditë më parë.

Në dëshminë e tij, Kamber Hoxha që mbante këtë post prej datës 22 nëntor të këtij viti, ka rrëfyer për momentin kur ndodhi ngjarja, si dhe bisedën që ka kryer me Sokol Mjaçajn.

 “Më datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 minuta kam qenë në ambientet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënëse marrëse se diçka po ndodhte në godinën B, në ambientet e ajrosjes. Më raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment kam dalë nga zyra dhe jam nisur për në regjim të brendshëm. Aty kam parë se ishin dy të plagosur me armë zjarri. Hipën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore. Pas kësaj u futa në ambientet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaçjaa. Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajrosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaçjaa, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.”-dëshmon drejtori i burgut.

Më tej drejtori i burgut dëshmon për bisedën që ka kryer me Sokol Mjaçajn. Ky i fundit ka bërë rezistencë duke kërkuar prokurorin në mënyrë që të dorëzonte armën. Më pas ai ka marrë prangat, është prangosur vetë dhe ka vendosur armën në tokë.

“Afrohem tek dera dhe i burgosuri me tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në këto momente, i thashë një policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do t’i tregoj të gjitha. Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me shërbimet e policisë.”-thuhet më tej në dëshmi.

Drejtori ka dëshmuar me tej se Sokol Mjaçaj ka qëlluar nga dritarja, pasi i ka thirrur në emër personave.

“Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajrosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë. Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në sheshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajrimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda. Siç u shpreha më lartë duhet të kontrollohej.”

Sa i përket takimeve nga jashtë ose ushqimeve të sjella nga të afërmit nga ku ekziston mundësia të jetë futur arma, drejtori i burgut sqaron procedurën.

“Bëhet regjistri i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku në hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm. Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qenë me defekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjës policie të cilët bëjnë vëzhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi. Shtetasi Sokol Mjaçjaa kishte tre ditë.”

Drejtori i burgut rrëfen me tej se gjatë komunikimit më Sokolin, ai ka qenë i qetë dhe ka deklaruar se armën e ka futur para një muaji dhe e ka mbajtur në kutinë e qumështit. Ai ka pasur gjithsej 5 takime gjatë vitit 2023.

“Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysmë, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komunikimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë pasur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore. Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nëpërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.”-thuhet me tej në dëshminë e drejtorit të burgut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE