Gjyshi nga Nju Xhersi bëher viral, u jep 11 nipërve të tij të njëjtën dhuratë për Krishtlindje!
Një gjysh nga Nju Xhersi vendosi t’i merrte dhurata të njëjta secilit prej 11 nipërve të tij, nga mosha 4 deri në 24-vjeç, në madhësi të ndryshme. Kështu ai u dha atyre një palë shapka Crocs, plus një dhuratë të dytë dhe një varëse me foton e tij. 87-vjeçari Liam Ryan u bë viral në TikTok dhe shumë nga komentuesit u shprehën të emocionuar nga ky gjest super i veçantë. Dikush komentoi: “Ajka e dhuratave”, një tjetër komentoi: “Unë do ta vlerësoja këtë dhuratë përgjithmonë. Ky gjysh është shumë i veçantë”.
This grandpa gave all 11 of his grandkids the most wholesome gift 🥹
Një grua tjetëe komentoi: “Jam shumë e lumtur për ata që kanë familje të mëdha, të lumtura dhe padyshim të dashura. Kjo është gjithçka që do të doja”. Një raport i ri tregon se evropianët duan të shpenzojnë më pak dhe të blejnë gjëra të dorës së dytë këtë Krishtlindje. Sipas studimit të ri nga grupi i klasifikimeve në internet Adevinta, tregjet e gjërave të përdorura në Evropë janë të vendosur në krye të renditjes këtë Krishtlindje, pasi konsumatorët në të gjithë Evropën konsiderojnë uljen e kostove këtë sezon festash.
Anketa e grupit me 5000 konsumatorë evropianë në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë, zbuloi se gjysma e të gjithë të anketuarve planifikojnë të shpenzojnë më pak këtë Krishtlindje për shkak të kostos së lartë të jetesës. Kompania, e cila numëron tregje të dorës së dytë si leboncoin francez, Kleinanzeigen gjerman (DE) dhe Milanuncios spanjoll midis tregjeve të saj evropiane, zbuloi gjithashtu se 64% e konsumatorëve evropianë po mendojnë të bëjnë blerje të dorës së dytë këtë periudhë festive.