Horoskopi sot: 19 dhjetor 2023
Dashi-Mendojeni sot si një ditë pushimi. Ju jeni zakonisht ai të cilit njerëzit i drejtohen kur kanë nevojë për ngushëllim. Sot, me gjithë tensionin në ajër, fjalët tuaja duket se nuk kanë asnjë efekt. Lërini njerëzit e tjerë të kujdesen për veten e tyre. Ju mund të qëndroni në heshtje duke lexuar një libër të mirë. Është shumë më relaksuese të përfshihesh në dramë që është imagjinare dhe jo reale.
Demi-Do të kaloni një situatë të çuditshme pasi Hëna, edhe pse e “fshehur”, do të tregojë një rrugë të re, sidomos për jetën sentimentale. Ky ndikim i Hënës do të bëjë që të kuptoni në momentin e duhur, nëse jeni në drejtim të gabuar. Mbushuni thellë me frymë dhe mundohuni të mos bëheni xhelozë.
Binjakët-Do të përpiqeni të analizoni veten dhe të kuptoni gabimet tuaja. Problemet që keni pasur me partnerin do të zgjidhen. Për sa i përket çështjeve financiare do keni gjithçka nën kontroll. Beqarët mund të kenë fat sot.
Gaforrja-Sot jeni të bekuar nga Hëna. Mund të shpenzoni kohë me familjen dhe miqtë. Mund të nisni një partneritet me një anëtar të familjes, çka mund të sjellë të ardhura të mira në të ardhmen.
Luani-Jeni i etur për të lënë përshtypje tek të tjerët dhe do të bëni gjithçka që t’i mahnitni personat rreth jush. Nuk ka asgjë që nuk shkon me këtë, por sigurohuni që të qëndroni në anën e duhur të ligjit, ose në të kundër nuk do të lini përshtypje të mira.
Virgjëresha-Sot më shumë se kurrë miqtë dhe familja do t’ju mbushin me frymëzim dhe sot do të ndiheni të motivuar e plot energji. Është momenti i duhur që t’i falenderoni ata për mbështetjen dhe përkushtimin. Madje nuk do të ishte keq nëse do të organizonit diçka të veçantë për t’i bërë të gjithë bashkë.
Peshorja-Dita është e përkryer, por do të jeni dembelë dhe si të përgjumur. Merrni pak kohë për veten. Dilni me shoqërinë ose me partnerin/en, pasi kjo do të jetë e dobishme. Nëse keni lindur në shtator, në mbrëmje do të jeni me fat.
Akrepi-Ju keni një komponent të fortë krijues në personalitetin tuaj. Duhet ta përdorni më shumë. Pozicionet planetare të sotme do të ndikojnë në krijimtarinë dhe produktivitetin tuaj. Me shumë mundësi do ta gjeni veten duke punuar si kurrë më parë dhe me rezultate më të mira. Përfitoni nga kjo fazë sa zgjat! Ky është momenti juaj për t’u treguar të tjerëve se çfarë jeni në gjendje të bëni.
Shigjetari-Sot dita do të jetë paksa monotone, ku do të përfshiheni nga rutina. Mund të përballeni me disa situata dëshpëruese dhe pakënaqësi. Beqarët do të përdorin pretekste të ndryshme për të refuzuar ftesat për takime. Në planin financiar tregoni kujdes. Filloni të bëni disa ndryshime!
Bricjapi-Gjithçka do e keni nën kontroll. Do jeni shumë energjik dhe do keni shumë besim tek vetja. Do gjeni një mënyrë të re që të keni sukses në punë. Sëmundja që u ka shqetësuar ditët e fundit do largohet.
Ujori-Do të bëni të gjitha përpjekjet për të zgjidhur një çështje që po iu dominon jetën në këto momente. Shanset janë që të largoheni nga jeta sociale, madje edhe detyrimet financiare vetëm për t’u marrë me këtë çështje. Sidoqoftë duhet të kuptoni se nxitimi nuk zgjidh asgjë në mënyrë konstruktive. Çelësi është durimi. Lidhja juaj është e lumtur. Megjithatë ka shumë për të eksploruar.
Peshqit-Gjëja më e rëndësishme për momentin është se ju jeni i ndërgjegjshëm për aftësitë tuaja dhe nuk keni frikë të veproni në cilindo drejtim që ua thotë mendja. Mos dëgjoni dyshimet tuaja, sa më shumë të tilla të keni, aq më shuam gjasa ka që të jeni në rrugën e duhur./tvklan.al