Martesat e të njëjtit seks, Vatikani ka një kusht!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Martesat e të njëjtit seks, Vatikani ka një kusht!

Vatikani, në një vendim historik, të miratuar nga Papa Françesku bëri me dije ndryshimin rrënjësor se priftërinjtë katolikë romakë mund të bekojnë çiftet e të njëjtit seks për sa kohë që ata nuk janë pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta të Kishës. Një dokument nga zyra doktrinore e Vatikanit njofton se bekime të tilla nuk do të legjitimonin situata të parregullta, por do të ishin një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë. Dokumenti thotë se priftërinjtë duhet të vendosin rast pas rasti dhe nuk duhet të parandalojnë ose ndalojnë afërsinë e Kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund të kërkojnë ndihmën e Zotit nëpërmjet një bekimi të thjeshtë.

Kisha mëson se tërheqja ndaj të njëjtit seks nuk është mëkatare, por aktet homoseksuale janë. Që nga zgjedhja e tij në 2013, Françesku është përpjekur ta bëjë Kishën prej 1.3 miliardë anëtarësh më mikpritëse për njerëzit LGBT pa ndryshuar doktrinën morale mbi aktivitetin e të njëjtit seks. Ndërkaq, asgjë nuk mund t’i pengojë edhe transeksualët të kërkojnë dhe të marrin pagëzimin.

Ata gjithashtu mund të jenë kumbarë dhe dëshmitarë të dasmës në Kishë. Drita jeshile u jepet edhe kumbarëve homoseksualë që jetojnë me një person tjetër. Këto janë indikacionet që vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit, i drejtuar nga Kardinali Victor Manuel Fernandez dhe të cilat u miratuan shprehimisht nga Papa Françesku.

“Një transeksual mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i gjenerimit të skandalit publik ose çorientimit te besimtarët. Rasti i fëmijëve apo adoleshentëve me probleme transeksuale, nëse përgatiten mirë dhe e dëshirojnë, mund të pagëzohen”,-është bërë me dije nga Vatikani.

Një person trans mund të jetë gjithashtu dëshmitar në një dasmë ose kumbar i një personi të pagëzuar. Në kushte të caktuara, një transeksual i rritur që gjithashtu i është nënshtruar trajtimit hormonal dhe operacionit të ndryshimit të seksit mund të pranohet në rolin e kumbarit ose kumbarës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE