Vrasja në burgun e Peqinit/ Gjykata vendos “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarve, njëri prej tyre “detyrim paraqitjeje”!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja në burgun e Peqinit/ Gjykata vendos “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarve, njëri prej tyre “detyrim paraqitjeje”!

Gjykata e Elbasanit ka vendosur “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarve për vrasjen në burgun e Peqinit, ndërsa vetëm njëri prej “detyrim parqitjeje”.

Për shkak të disa probleme familjare, duke qenë se njëri prej fëmijëve ka probleme shëndetësore dhe se nuk ka kush të kujdeset, trupi gjykues ka vendosur që Vilson Shima të marrë dënimin “detyrim paraqitjeje”.

Nga ana tjetër mbrojtja pretendoi gjatë seancës gjyqësore se dosja nuk mund të jetë e përbashkët, pra duhet të ndahen përgjegjësitë në varësi të funksionit që punonjësit kanë pasur në IEVP-në e Peqinit.

Sipas mbrojtjes disa prej tyre nuk kanë asnje lidhje me vendin ku ka ndodhur ngjarja, pasi shërbejnë në sektore të tjera. Ndër të tjera ata kanë shtuar se drejtori i burgut ka dërguar prej kohësh shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.

“Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shumë mangesi në funksionim”, kanë deklaruar ata.

Krimi brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin zbuloi një skandal përsa i përket masave të marra në këtë institucion kritik.

Hetimet zbuluan se një pjesë e kamerave të burgut janë jashtë funksionit si edhe skaneri për disa kohë nuk ka finksionuar.

Sipas rregullores në Burgje nëse një pajisje sigurie prishet ajo duhet të riparohet brenda 24 orësh, nëse kjo nuk është e mundur atëherë pajisja duhet të ndërrohet ç’ka në burgun e Peqinit nuk ka ndodhur dhe i mundësoi Sokol Mjaçajt që të fuste pistoletën në burg dhe të kryente krimin.

Për shkak të rëndësisë që ka siguria në institucionet e vuajtjes së dënimit shteti ka akorduar një tender me vlerë mbi 568 milionë lekë. Kontrata u lidh me kompanitë, “AlbaScan”, “REAL COM”, “Advanced Business Solution – ABS”dhe CSP dhe kohëzgjatja ishte për 24 muaj.

Një raport mirmbajtje për këto pajisje është kryer edhe më 2 tetor të këtij viti, por sipas dëshmisë së drejtorit të burgut të Peqinit 20 ditë më vonë skaneri ka pasur sërish probleme.

Në silësinë e provës materiale janë sekuestruar të gjitha serverat e kamerave të brendshme dhe të jashtme të burgut si edhe librat e shërbimeve të punonjësve për të kuptuar a janë raportuar në kohë defektet si edhe a kanë mbajtur përgjegjësi kompanitë sipas kontratës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE