Zbehen shpresat për rrugën drejt BE-së, maqedonasit të lodhur nga pritja…
“Jam lodhur nga pritja se një ditë do të jem qytetare e Bashkimit Europian”, Emilija Naumovska, juriste 50 vjeçare nga Shkupi i tha REL-së se se sa herë që duket sikur anëtarësimi afron, atyre thjesht u duhet të punojnë më shumë.
U bënë 30 vjet që e dëgjoj se ne po ecim drejt BE-së, se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e shteteve të familjes europiane”, thotë ajo.
Edhe të rinj pohojnë se çdo ditë e më shumë i zbehen shpresat se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Bashkimit Europian, ashtu siç pretendojnë zyrtarët e vendit. “Unë mendoj se Maqedonia e Veriut është shumë larg anëtarësimit në bllokun europian për arsye se ka shumë ngecje për sa u përket detyrimeve që ka marrë vendi siç janë reformat në sistemim gjyqësor etj.
Nuk besoj që deri më 2030 vendi do të jetë pjesë e BE-së bashkë me Shqipërinë, ashtu siç kanë theksuar zyrtarët e vendit, pavarësisht se e ardhmja jonë padyshim do të jetë integrimi në Bashkimin Europian”, shprehet një student, Blendi Hodai.
Ka dhe nga ata që thonë se shpresat i kanë humbur krejtësisht se Maqedonia e Veriut i ka vërtet kapacitetet për t’i përmbushur kriteret që kërkohen nga Brukseli si pjesë e detyrimeve për t’u integruar në familjen europiane, dhe planifikojnë emigrimin jashtë kufijve.
Ata nuk binden se institucionet e kanë vullnetin për ta luftuar korrupsionin, dhe shprehen se thjesht duan të jetojnë në një shtet “ku parësore janë vlerat, dhe jo nepotizmi”.–TCH–