E rëndë/ Nuk pranonte ndarjen, shqiptari masakron gruan e tij shtatzënë
Një tjetër ngjarje ka tronditur vendin, ku një shqiptar nga Kosova i identifikuar me emrin Bujar Fandaj ka vrarë një 27-vjeçare në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në provincën Trevisos. Fandaj goditi rreth 7 herë me thikë Vanessa Ballan e cila ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë, duke e lënë të vdekur në vend.
Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Partneri i 27-vjeçares ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.
Çifti ishin bashkë prej 11 vitesh dhe kishin një fëmijë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë. Bujar Fandaj nga Kosova është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes. Sipas mediave italiane, viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor.
Dyshja raportohet se ka qenë në një lidhje romantike, e cila mori fund muaj më parë. Ka qenë një i afërm i viktimës që ka përmendur emrin e shqiptarit si të dyshuar për krimin e rëndë. E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj.