Ky artikull është për ju prindër! Ja si të trajtoni ankthin e fëmijëve tuaj!
Lëvizja e orës ndikon negativisht në shëndetin e popullatës. Ekspertët shpjegojnë se çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj depresioni që vjen dhe shkon me ndryshimin e stinëve. Por çfarë ndodh me fëmijët? Fëmijët gjithashtu luftojnë me depresionin. Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se rreth 4.4% e fëmijëve përjetojnë depresion në përgjithësi. Por a mund të preken fëmijët nga depresioni sezonal ? Ekspertët thonë se po. “Fëmijët mund të përjetojnë simptoma të depresionit sezonal”-thotë psikologia Thea Gallaghe.
Ankthi nga ana tjetër është një frikë joracionale e një ngjarjeje apo situate të mundshme dhe shpesh ndodh edhe te fëmijët. Madhura Visweswaran, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Shkollës ‘Redwood Montessori’, thekson se është e rëndësishme që prindërit të pranojnë frikën e fëmijës së tyre. Injorimi i frikës mund të çojë në probleme serioze mendore më vonë gjatë jetës së tyre.
Flisni me fëmijën tuaj për frikën e tij. Butësisht inkurajoni dhe mbështetni fëmijën tuaj që të përballet me situatat për të cilat ai/ajo shqetësohet. Shmangni kritikat ndaj fëmijës tuaj.
Nëse fëmija juaj refuzon të shkojë në shkollë, kërkon të qëndroni me ta, ju kërkon ta lini të qetë, ju ofendon ose refuzon të kryejë detyrat që i përkasin dhe ndjen se askush nuk e do, atëherë duhet të shqetësoni për shëndetin mendor të tyre. Visweswaran ka dhënë edhe një listë me këshilla se çfarë mund të bëjmë për të parandaluar ose për t’i ndihmuar fëmijët ta kapërcejnë ankthin.
Si fillim, jepuni atyre kohë. Planifikoni në përputhje me rrethanat dhe jini të durueshëm. Asnjëherë mos e krahasoni me askënd, secili prej fëmijëve ka talente të ndryshme. Caktojini kufij dhe jepuni pavarësi më pas. Bëni gabime para tyre. Mësojuani atyre strategjitë e përballimit. Mësojini modelin e të folurit pozitiv me veten. Mësojini për frymëmarrje të thellë, ndërgjegjësim, etj. Mësojini të krijojnë parashikueshmëri në rutinën dhe mjedisin e tyre. Mbani mend se ata janë fëmijët tuaj, nuk janë miqtë tuaj kështu që mos i ndani shqetësimet tuaja me ta.