Ligji i ri për emigracionin, Franca miraton ndryshimet e kërkuara nga ekstremistët!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ligji i ri për emigracionin, Franca miraton ndryshimet e kërkuara nga ekstremistët!

Ligjvënësit francezë kanë miratuar draftin e kontestuar qeveritar që forcon rregullat për emigracionin.

Ai u votua pasi partia e presidentit Emmanuel Macron arriti një kompromis me opozitën konservatore. Për t’i përfshirë ata, kreut të shtetit iu desh të ashpërsonte disa masa, ndryshe do të mbështetej vetëm tek liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Ministri i Brendshëm, Zherard Darmanië e kishte promovuar draftin me argumentin se prej tij do të përfitonin emigrantët e ligjshëm dhe do të mbroheshin punëtorët francezë.

“Asnjë president republike, asnjë qeveri dhe asnjë mazhorancë, madje as Fransua Miterran në 1981-shin, nuk i ka vënë ligjit të Republikës fundin e hipokrizisë; le të rregullojmë ata që punojnë. Kjo do të sjellë 10 mijë rregullime vitin e ardhshëm dhe do të jetë një fitore e mazhorancës”, tha ministri i Brendshwm i Francws, Gérald Darmanin.

Draftit origjinal iu desh t’i nënshtrohej ndryshimeve dhe të ashpërsohej, pas kërkesave të ekstremistëve të djathtë, me në krye Marine Le Pen.

“Ne mund t’i gëzohemi një avancimi ideologjik dhe madje një fitoreje ideologjike për partinë tonë, pasi prioriteti ynë kombëtar është i përfshirë në ligj”, tha Marine Le Pen, kryetare e ekstremit të djathtë në Francë.

Ligji ofron leje të përkohshme qëndrimi me disa kushte për punonjësit e kualifikuar në fushat ku ka mungesë të krahut të punës dhe bën më të thjeshtë procesin e azilit.

Gjithashtu, ai i kualifikon të huajt për ndihmat shtetërore si strehimi, vetëm pasi ata të kenë jetuar në Francë për disa muaj ose vite.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE