Aksident në Prizren, automjeti merr para këmbësorin në vijat e bardha (VIDEO)
Një këmbësor është goditur nga një veturë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.
I lënduari është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur që shoferi i automjetit është dërguar në ndalim për 48 orë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet makina me shpejtësi të madhe teksa e përplas qytetarin në vijat e bardha të këmbësorëve.
“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e ketij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.