DJ PM dhe Sarah Berisha gati për hapin e radhës në marrëdhënien e tyre

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
DJ PM dhe Sarah Berisha gati për hapin e radhës në marrëdhënien e tyre

DJ PM dhe Sarah Berisha formojmë një prej cifteve më të dashura për publikun shqiptar, teksa mesa duket, dyshja e formuar në “BBVIP1”, është gati për hapin e radhës në marrëdhënien e tyre.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, producenti i njohur bëri me dije se, pavarësisht lajmeve që qarkullojnë dhe aludimeve në media, Sarah nuk është në pritje të ëmbël dhe planet për martesë apo për bërjen e një fëmije nuk i kanë të qarta, por do të ndodhin kur të vijë koha e duhur.

PM u shpreh se i kupton fansat për pyetjet që bëjnë, por nga ana tjetër, së bashku me partneren e tij, nuk bien pre e “presionit” të shoqërisë apo familjes, për të bërë një fëmijë se ‘ka ardhur koha”, apo sepse miqtë e tij janë bërë tashmë prindër. Nga ana tjetër ama, DJ i njohur tha se gjithsesi koha për nivelin tjetër të lidhjes me Sarah-n ka ardhur.

“Nuk e kam menduar që jeta ime do të ndryshojë kaq shumë, pasi kam marrë pjesë në “BBV”, me Dj Dagz nuk e kemi menduar që do mbërrimë deri këtu. Ne na njihnin personat që frekuentonin jetën e natës, por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që do na njohin në Laç ose në Fier. Faleminderit shumë formatit “BBV”, që na mundësoi të tregojmë veten tonë dhe na ngriti si nga ana profesionale dhe shpirtërore. Tani mendoj që ka ardhur koha të marrim një hap tjetër të lidhjes, ndoshta të bëjmë fëmijë, ndoshta të fejohemi, të martohemi apo të bashkëjetojmë.”– tha PM, duke pranuar kështu se tashmë gjërat do bëhen më serioze, por sërish duke mos e konfirmuar kush është hapi i radhës.

Nga ana tjetër, në të njejtën intervistë, ai pranoi se cifti me gjasë do bashkëjetojë në Prishtinë së shpejti, hap për të cilin janë gati dhe që edhe pse do ketë vështirësi në fillim, u shpreh i sigurtë që do të mësohen

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE