Mori 1.2 mln euro duke thënë se ishin për fëmijët autikë, blogerja Chiara Ferragni fitime ‘në emër të bamirësisë’!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mori 1.2 mln euro duke thënë se ishin për fëmijët autikë, blogerja Chiara Ferragni fitime ‘në emër të bamirësisë’!

Është një nga influenceret më të ndjekura jo vetëm në Itali, por edhe përtej saj Chiara Ferragni. Por, vëmendjen mediatike gjatë këtyre ditëve e ka tërhequr përmes një skandali të zbuluar nga gazetarja Selvaggia Lucarelli  në ‘Il Fatto Quotidiano’. Për të dytën herë pas rastit me ëmbëlsirën e fundvitit ‘Pandoro’ (Baloço), kësaj here me vezët e Pashkët (Dolci Preziosi), blogerja është kamufluar pas qëllimeve të bamirësisë, duke rritur sensibilitetin e ndjekësve, për të siguruar fitime të majme për llogari të saj.

Në një kohë që ndjekësit mendonin se shuma që mblidhej do të shkonte për rastet në nevojë me sloganin “Mbështesim Fëmijët e Zanave” (Sosteniamo i Bambini delle Fate), ka ndodhur krejt ndryshe. Portofolit të Ferragnit i janë shtuar 1 milion e 200 mijë euro, ndërsa shoqatës ‘I bambini delle Fate’ që financon projekte sociale për fëmijë dhe të rinj me autizëm i janë dhënë vetëm 36 mijë euro nga Dolci Preciozi.

Lucarelli ka thelluar hetimin duke kontaktuar sipërmarrësin e Dolci Preziosi Franco Cannillo, që ka shpjeguar rastin. “Absolutisht, nuk ka pasur asnjë lidhje mes shitjes së vezëve dhe dhurimit. Ferragni është paguar për përdorimin e imazhit të saj. Ne bëmë një donacion, por për të s’ishte pjesë e kontratës”, duke shtuar se marrëveshja që zgjati në vitet 2021-2022, ishte mbyllur pasi ajo kishte kërkuar më pas një shumë marramendëse.

Vetë blogerja e ka konsideruar rastin si ‘një gabim komunikimi’.

“Dua të kërkoj falje dhe ta konkretizoj gjestin tim, do ti transferoj 1 milionë euro  spitalit të Torinos  ‘Regina Margherita’ për të ndihmuar për kurimin e fëmijëve, por nuk mjafton. Dua ta bëj këtë publikisht se jam ndërgjegjësuar se kam bërë një gabim komunikimi”, u shpreh blogerja duke thyer heshtjen dy ditore, pas publikimit të fakteve.

Por, Lucarelli ka pasur sërish një përgjigje ndaj saj.

“Më shumë se një gabim komunikimi! Ferragni ka marrë një shumë prej 500 mijë dhe 700 mijë eurosh dhe Dolci Preziosi ka dhuruar 12 mijë dhe 24 mijë euro. Ferragni ka promovuar vezët duke thënë se ajo dhe Dolci Preziosi po mbështesin shoqatën ‘I bambini delle Fate’, por në fakt s’ishte tjetër veçse një nismë e frytshme biznesi’, u shpreh gazetarja.

Ndërsa Franco Antonello përfaqësues i shoqatës ‘I Bambini delle Fate’ është shprehur se nuk kanë lidhur një marrëveshje me kompaninë Dolci Preziosi.

“Ata donin të shkruanin se donacioni ishte i lidhur me shitjet, ne refuzuam dhe lejuam vetëm përdorimin e sloganit ‘Mbështesim Fëmijët e Zanave’, u shpreh ai.
Ndërsa siç përcjellin mediet italiane blogerja ka nisur të fshijë postimet në fjalë, shoqatat e përdorimit të shërbimeve radiotelevizive, Codacons dhe Assourt, kanë kaluar çështjen në tryezën e prokurorit të Milanos Marcello Viola. Nga afro 30 milionë ndjekës të blogeres, pas zbulimit të mashtrimit ka humbur mbi 72 mijë ndjekës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE