Presidenti francez Macron mbron ligjin e diskutueshëm të emigracionit!
Presidenti francez, Emmanuel Macron mbrojti ligjin e emigracionit të miratuar nga parlamenti e të shumë kriikuar, madje edhe nga radhët e partisë së tij. Duke folur në televizionin France 5, shefi i Elizesë u shpreh se “ligji synonte qartësisht të parandalonte emigrantët që të emigronin në Francë, në mënyrë të parregullt” dhe kështu ”të parandalonte edhe mbingarkimin e sistemit social”.
Në të njëjtën kohë, emigrantëve që më parë kanë punuar pa dokumente qëndrimi, tashmë duhet t’i jepet një leje qëndrimi në kushte të caktuara.
Ligji i diskutueshëm u miratua nga parlamenti të martën në mbrëmje, megjithëse në një version dukshëm më të rreptë dhe kjo nën presionin e partisë opozitare konservatore Les Républicains.
Duke qenë se qeveria ka dyshime për disa pika, Macron dëshiron ta paraqesë ligjin në Këshillin Kushtetues. Më pas, ky këshill do të votojë ligjin lidhur me ligjshmërinë e tij. Disa pasazhe mund të kenë nevojë të ndryshohen përpara se të mund të hyjë në fuqi.
Po ashtu pati kritika për faktin se ligji ishte në gjendje të kalonte në parlament vetëm sepse partia nacionaliste e krahut të djathtë “Reassemblement National” votoi në favor të projektit dhe jo kundër tij.
Në vend që të distancohej qartë nga partia e Marine Le Pen-it, qeveria u afrua edhe më shumë me partinë e krahut të djathtë, po sipas kritikave.
E them fare hapur se bashkatdhetarët tanë e kanë pritur këtë ligj dhe nëse nuk doni që Kuvendi Kombëtar të vijë në pushtet me idetë e saj, atëherë duhet të trajtoni problemet që forcojnë partinë.