Rekordi i turizmit, 9.5 milion të huaj hynë në Shqipëri në 11 muaj!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rekordi i turizmit, 9.5 milion të huaj hynë në Shqipëri në 11 muaj!

Viti që po mbyllet duket të jetë më i miri historik sa i përket turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT-it, për 11-mujorin, në vend hynë 9.5 milion shtetas të huaj, me një rritje prej 33.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Krahas flukseve të larta në muajt e verës, që në gusht kulmuan me 2 milion shtetas që hynë në territorin shqiptar, turizmi po zgjatet përtej sezonit tradicional.

Në nëntor, hynë në vend 547 mijë të huaj ose 53% më shumë se i njëjti muaj i një viti më parë. Ndërsa në tetor, hyrjet pothuajse ishin dyfishuar, duke arritur në 691 mijë (+89%).

Të dhënat e mëparshme të INSTAT-it tregojnë se shtetasit e Kosovës janë ata që vijojnë të mbajnë peshën kryesore me rreth një të tretën, ndërsa këtë vit për herë të parë, të dytët renditen italianët me rreth 9-10% të totalit. Operatorët e tregut janë optimistë se tendenca pozitive do të vijojë edhe më 2024-ën, nisur nga prenotimet që kanë marrë deri tani.

Shifrat

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Nëntor 2023, janë 1.099.343.

Ky tregues rezulton me një rritje 35,9%, krahasuar me Nëntor 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2023, janë 1.074.479, duke shënuar një rritje me 28,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Nëntor 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 552.122.

Ky numër është rritur me 22,6 %, krahasuar me Nëntor 2022. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 547.221. Ky numër është rritur me 52,7 %, krahasuar me Nëntor 2023. Gjatë njëmbëdhjetëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 9.533.501.

Ky numër është rritur me 33,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2023 janë 554.656. Krahasuar me Nëntor 2022, ky tregues është rritur me 19,8 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2023, janë 519.823. Krahasuar me Nëntor 2022, ky tregues është rritur me 38,6 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë njëmbëdhjetëmujorit 2023, është 6.303.647, duke u rritur me 20,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Nëntor 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 525.182 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 14.100 dhe 3.577 shtetas. Në Nëntor 2023. krahasuar me Nëntor 2022, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë:

• rritje, për qëllime personale me 52,5%;
• rritje, për qëllime pushime,vizitë tek të afërm. etj me 53,9%;
• rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 62,0%./Monitor

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE