Sulm me armë në Universitetin e Pragës, 11 viktima dhe mbi 20 të plagosur, vritet atentatori!
Një sulm me armë është shënuar në ambientet e fakultetit të Arteve në Universitetin Karlova, një ndër universitetet më antike në botë që ndodhen në sheshin Jan Palach, në qendër të Pragës. Sipas raportimeve nga policia dhe ekipet e shpëtimit kanë humbur jetën 11 persona dhe të plagosur janë mbi 20 persona.
Edhe autori i ngjarjes ka mbetur i vrarë. Agjentët ndërhynë duke evakuar sheshin dhe zonën përreth dhe evakuar universitetin, raportojnë mediat çeke. Policia u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.
“Të shtëna në FF UK: Njëmbëdhjetë persona të vdekur, duke përfshirë sulmuesin, nëntë të plagosur rëndë, pesë deri në gjashtë persona me lëndime mesatarisht të rënda, dhjetë të plagosur lehtë. Shifrat mund të ndryshojnë ende. I gjithë sheshi i Jan Palach dhe zona përreth është plotësisht i mbyllur”, tha policia në rrjetin X në orën 15:17.
Sipas zëdhënëses së fakultetit Tereza Marková, stafi dhe studentët janë udhëzuar të mbyllen në zyra dhe klasa. Ai nuk ka informacion më të detajuar, madje as për numrin e studentëve dhe punëtorëve që duhet të ishin aty në atë kohë.
Këto pamje vijnë nga Universiteti i Arteve në qendër të Pragës, studentët zvarriten në muret e universitetit për t’i shpëtuar sulmit në Pragë e disa të tjerë janë mbyllur nëpër klasa, sipas informacioneve që përcjell transmetuesi çek, CTK.
Sikurse duket nga pamjet e para të publikuara nga vendngjarja, një kamera e sigurisë ka kapur sulmuesin dhe vendin ku ishte pozicionuar për të qëlluar drejt Universitetit. Sulmuesi duket me armën në dorë që merr në shënjestër Universitetin. I veshur me të zeza dhe nga fotot duket që ai është në moshë të re.