Horoskopi sot: 22 dhjetor 2023

vovalbania December 22, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 29 shtator

Dashi-Ju mund të keni nevojë të ndryshoni qasjen tuaj. Vlerësoni me kujdes një situatë përpara se të vazhdoni. Dikush mund të përpiqet t’ju kalojë. Jini të zgjuar me kundërshtarin tuaj. Lufta kokë më kokë nuk është qasja më e mirë. Provoni të arsyetoni. Ju mund të zbuloni se ka pjesë të enigmës për të cilat nuk i keni ditur.

Demi-Në çdo moment do të ndiheni mirë dhe do t’i shprehni pa dorashka ndjenjat. Të lindurit e dhjetëditëshit të dytë të bëjnë kujdes, kjo ditë i gjen tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale. Financat po stabilizohen me ngadalë.

Binjakët-Partneri është në humor që të përpiqet t’ju bindë që të ndërmerrni disa plane të përbashkëta. Do të jeni të gatshëm ta ndiqni, madje me symbyllur. Nëse këto plane përfshijnë të ardhmen tuaj bashkë, atëherë keni nevojë që të konsideroni të gjitha detajet praktike. Yjet ju inspirojnë që të arrini majat.

Gaforrja-Pozicioni i pafavorshëm i Hënës dhe Marsit në shenjë do të bëjë që sot ta keni vërtet të vështirë të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

Luani-Jeni në fazë kreative dhe është me rëndësi që t’i përcaktoni qëllimet tuaja financiare në marrëveshje me bashkëpunëtorët besnikë. Verifikoni informacionet e reja në skenën ekonomike.

Virgjëresha-Disa sekrete janë më të lehta për t’u mbajtur sesa të tjerat. Ato që përfshijnë të lënduarit dikë që keni përzemër për shembull, nuk e keni të vështirë t’i mbani për vete. Bëni kujdes, pasi ndonjëherë, sado e vështirë e vërteta është e nevojshme.

Peshorja-Po e shihni të ardhmen me një ndjenjë pozitive dhe kjo është padyshim mënyra më e mirë e mundshme. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme dhe këtë e dini fare mirë. Ndaj, kur të vijë momenti për të bërë hapin e duhur, mendoni me qetësi dhe zgjidhni fjalët. E mira është që ndiheni plot vetëbesim, ndaj padyshim do ia dilni mbanë me sukses.

Akrepi-Grindjet e vazhdueshme mund ta përkeqësojnë më tej marrëdhënien tuaj. Në sfondin profesional parashikohet një periudhë mjaft e fortë rikuperimi. Pozitive do të jetë dita gjithashtu edhe sa u takon ndjenjave dhe marrëdhënieve familjare, duke arritur një sërë objektivash që i keni vendosur vetes.

Shigjetari-Kurdo që ekziston mundësia për të udhëtuar nuk i thoni kurrë jo. Të gjithë meritojnë të bëjnë atë që kanë përzemër gjatë jetës. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të shpenzuar çdo kursim, ndaj bëni kujdes.

Bricjapi-Dëshironi të bëni më shumë, por kur i keni duart e lidhura jo vetëm që nuk arrini asgjë, por edhe shpirtërisht ndiheni keq. Duhet pritur një rast më i mirë për të vënë në jetë idetë tuaja.

Ujori-Do të nisni rikuperimin e një pjese të energjive gjatë kësaj dite, pas vështirësive të shumta të kaluara në çdo sektor. Fati do ju buzëqeshë si në jetën familjare edhe në atë profesionale.

Peshqit-Disa thashetheme janë zbavitëse për t’u dëgjuar. Madje shpesh bëhen shkak për të hedhur batuta e ndoshta për të thënë edhe të vërteta. Një gjë e ngjashme do t’ju ndodhë sot./tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65711 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE