Kurti, propozim për statutin e Asociacionit: Ta shkruaj unë dhe ministrat!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurti, propozim për statutin e Asociacionit: Ta shkruaj unë dhe ministrat!

Albin Kurti del me një propozim të ri për statutin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Në një postim në Facebook, Kryeministri i Kosovës u shpreh se për Qeverinë e tij prioritet mbetet siguria e Kosovës, integriteti territorial dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve pa dallim. Por ai preku aty edhe çështjen kyçe të krijimit të Asociacionit, duke kujtuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes dhe se deklarata e fundit e ndërmjetësit në dialog, Miroslav Lajçak, nënkupton se draft-statuti është “çështje e brendshme e Kosovës”.

“Vitin që po vjen, unë mund të hartoj një draft modern europian në konsultim me ministrat e mi, atë të Komuniteteve dhe Kthimit Nenad Rashic dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi”, ka shkruar Kurti. Ai bën po ashtu të ditur se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “mund të firmoset në Samitin e Këshillit Europian”, i parashikuar të mbahet në 21 dhe 22 mars 2024.

Me insistimin e vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar, Prishtina dhe Beogradi e pranuan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në fund të shkurtit dhe mesin e një muaji më vonë, u pajtuan në parim me një dokument aneks për zbatimin e saj. Megjithatë, Kosova insistoi në nënshkrimin e këtyre dokumenteve, gjë e cila u refuzua nga Serbia.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE