Parashikimi i motit, e premte 22 dhjetor 2023!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat do të pasohen më reshje shiu që nisin pas orëve të mesnatës fillimisht në veri e në qendër.
Reshjet do të jenë më intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave të herëpas’herëshme si dhe stuhi afatshkurtra.
Në relievet malore të vendit në veri, verilindje dhe juglindje parashikohen reshje bore më intensitet të ulët në lartësitë mbi 700 m. Mjegull/mjegullinë e reduktim shikimi në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve, si dhe nuk do të mungojnë ngricat përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 10-14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
4/13
Re shi diell
Kukës
0/8
Re shi borë
Lezhë
6/13
Re shi diell
Dibër
0/7
Re shi borë
Durrës
6/15
Re shi diell
Tiranë
7/15
Re shi diell
Elbasan
5/13
Re shi diell
Berat
3/15
Re shi diell
Vlorë
4/14
Re shi diell
Korçë
0/6
Re shi borë
Gjirokastër
0/14
Re shi diell
Sarandë
5/14
Re shi diell