“Paris 2024” po afron, përfundon ndërtimi i “Fshatit Olimpik”!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Paris 2024” po afron, përfundon ndërtimi i “Fshatit Olimpik”!

Teksa na ndajnë afro 7 muaj, nga nisja e Lojërave Olimpike, “Paris 2024”, të cilat do të mbahen mes datave 26 korrik e 11 gusht, në Francë po zhvillohen përgatitjet e fundit, ku mes këtyre përgatitjeve është edhe ndërtimi i “Fshatit Olimpik”, që do të mirëpresë sportistët nga e gjithë bota.

Sipas një deklarate të Presidentit të kompanisë së ndërtimit, që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij “fshati”, Nicolas Ferrand është konfirmuar se të gjithë punimet në fshatin ku do të akomodohen sportistët dhe stafet, janë bërë me cilësi të lartë dhe brenda standardeve.

“Me kënaqësi njoftoj se punimet në fshatin olimpik janë drejt përfundimit dhe objekti do të dorëzohet përpara afatit. Nuk ka asnjë euro publike shtesë mbi apo nën buxhetin që na është dhënë në 2018”,-u shpreh Ferrand. Ndërkaq, rikujtojmë se përsa i përket Shqipërisë, deri më tani vetëm dy sportistë “kuqezi” e kanë siguruar kualifikimin më normë për në “Paris 2024”, atletja Luiza Gega dhe mundësi me origjinë nga Çeçenia, Zelimkhan Abakarov.

Atletët rusë dhe bjellorusë, të cilët kualifikohen për të garuar në sportet e tyre për Lojërat Olimpike Parisi 2024, do të mund të marrin pjesë si neutralë, pa flamuj, emblema dhe himne, në ceremoninë që do të mbahet vitin e ardhshëm, ka thënë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Atletëve, fillimisht, u është janë ndaluar garat ndërkombëtare, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, mirëpo prej atëherë ata janë kthyer gradualisht për të garuar në shumicën e sporteve. Atletët neutralë nga Rusia dhe Bjellorusia, do të garojnë vetëm në sporte individuale, dhe asnjë ekip prej të dyja shteteve, nuk do të lejohet të marrë pjesë në Paris. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se atletët që e përkrahin vazhdimisht luftën në Ukrainë, nuk do të mund të marrin pjesë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65835 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE