Për ju që i hidhni në çatinë e shtëpisë, çfarë duhet të dini për dhëmbët e qumështit të fëmijës suaj!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju që i hidhni në çatinë e shtëpisë, çfarë duhet të dini për dhëmbët e qumështit të fëmijës suaj!

Dhëmbët e qumështit luajnë një rol simbolik në rritjen e fëmijës. Disa prej prindërve zgjedhin t’i ruajnë këto dhëmbë si një kujtim i bukur i fëmijërisë së të vegjëlve të tyre. Ndërkaq, një studim 15-vjeçar i këshillon prindërit që t’i ruajnë dhëmbët e qumështit të fëmijëve të tyre, sepse ato përmbajnë qelizat burimore. Ruajtja e tyre mund të mbështesë në të ardhmen, në rast të ndonjë sëmundjeje të rëndë.

Ishte Dr.Songtao Shi, një studiues në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Dentare dhe Craniofacial (NIDCR) në Bethesda, Maryland, i cili ka treguar praninë e të njëjtave në brumin dentar të dhëmbëve të vajzës së tij. Në vjeshtën e vitit që pasoi, profesori nuk e gjeti veten të papërgatitur dhe mblodhi materialin që i nevojitej për të thelluar kërkimet e tij. Ai zbuloi se nga çdo dhëmb qumështi mund të merret një maksimum prej 12 qelizash burimore, të cilat rriten në një koloni për t’i bërë ato të përhapen.

Qelizat burimore të gjetura në brumin e dhëmbëve të qumështit janë në gjendje të riprodhohen më shumë dhe më shpejt se ato të dhëmbëve të tjerë. Sot është e mundur që ato të ruhen në struktura të veçanta. Ato vendosen në izolim kriogjenik derisa të jenë të nevojshme, për t’iu kundërvënë ndoshta sindromave serioze siç janë diabeti i tipit 1, Parkinsoni, Alzheimeri, distrofia muskulare, skleroza e shumëfishtë, tumoret, lezionet nervore etj.

Një ilaç i zbuluar nga studiuesit japonezë një ditë mund të na lejojë të rigjenerojmë dhëmbët tanë. Studiuesit në Japoni po zhvillojnë një ilaç që besojnë se do t’u mundësojë njerëzve të rrisin dhëmbë të rinj për të zëvendësuar ata që kanë humbur. Ilaçi për rritjen e dhëmbëve të rinj së shpejti do të hyjë në provat klinike te njerëzit, pasi është treguar efektiv te kafshët. Nëse provohet i sigurt dhe efektiv te njerëzit, ilaçi i zbuluar mund të na mundësojë rigjenerimin e dhëmbëve të humbur për shkak të lëndimit, prishjes së dhëmbëve ose pleqërisë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE