Testohet te burrat një pilulë kontraceptive jo-hormonale!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Testohet te burrat një pilulë kontraceptive jo-hormonale!

Në fillim të dhjetorit filloi të testohet te burrat një pilule kontraceptive jo-hormonale, e para e këtij lloji e cila krijon shpresë për një të ardhme konkrete të terapisë kontraceptive mashkullore, duke pasur parasysh se metodat e mëparshme hormonale kanë pasur gjithmonë efektet anësore dhe problemet me prodhimin e reduktuar të spermës.

Studiuesit në ‘YourChoice Therapeutics’ të San Franciskos, një pionier në zhvillimin e produkteve pa hormone kanë filluar testimin e fazës së parë të pilulës kontraceptive mashkullore të quajtur YCT-529, e cila merret çdo ditë, por, ndryshe nga ajo femërore, është një lloj i frenuesit alfa të receptorit të acidit retinoik pa hormone (RAR-alfa), që do të thotë se bllokon aksesin në vitaminën A, duke parandaluar prodhimin e spermës.

Studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminës A mund të çojë në infertilitet pasi është e nevojshme për riprodhimin mashkullor, prodhimin e spermës dhe mirëmbajtjen e traktit gjenital mashkullor. Sipas një studimi të vitit 2021 të publikuar në ‘Journal of Sex Research’, numri i meshkujve që dëshirojnë të marrin kontraceptivë varion nga 34% në 82.3%.

Rikujtojmë, se një 16-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht nga një mpiksje gjaku në tru, vetëm disa javë pasi filloi të merrte pilulën kontraceptive për të lehtësuar dhimbjen e menstruacioneve. Skaneri tregoi se Layla Khan nga Immingham e Britanisë vdiq pas një mpiksjeje gjaku në trurin e saj. Vetëm disa javë më parë nxënësja filloi të vuante nga cikle menstruale të dhimbshme dhe u këshillua të merrte një pilulë kontraceptive nga miqtë për të lehtësuar simptomat. Ajo filloi të kishte dhimbje koke dhe nga fundi i javës kishte simptoma si të vjellat.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE