Kush e fitoi edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh?
vovalbania
December 23, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Mal Retkoceri ka rrëmbyer kupën e çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës, me këngën “Çmendur”.
I emocionuar Retkoceri artisti i ri tha se këngën e ka shkruar për të gjithë ata që ndihen të përdorur nga të tjerët.
“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, deklaroi Retkoceri.
Ndërkohë Besa Kokëdhima është shpallur artisja më e votuar nga publiku për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.