Si rrallëherë, Donald Veshaj flet për Arborin në një intervistë!! (Video)
Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë qenë dy ditët e fundit në Kosovë, ku është mbajtur premiera e filmit “5 herë jo” dhe çifti është takuar nga afër me gjithë fansat e tyre.
Në një intervistë për “Klan Kosova”, Donaldi ka folur dhe për propozimin për martesë që i bëri Bora Zemanit në premierën e “5 herë jo” dhe djalin e Borës, Arborin.
“Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë. Madje për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë. Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment” – është shprehur Donaldi për momentin kur Arbori u ngjit në skenë gjatë propozimit.
Dhe më herët, Donaldi është shprehur gjithnjë me shumë emocion për marrëdhënien e veçantë që ka me Arborin.