Azemi flet për elimimin nga BBVK dhe për situatën që e ka habitur më shumë
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Azemi flet për elimimin nga BBVK dhe për situatën që e ka habitur më shumë](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//azemi-flet-per-elimimin-nga-bbvk-dhe-per-situaten-qe-e-ka-habitur-me-shume.jpg)
I larguari i fundit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, Azem Gagica, ka qenë i ftuar në “Big Talk Kosova” ku foli për eksperiencën në reality show.
Azemi tha se është habitur kur mësoi për mbështetjen e publikut pas daljes nga programi.
“Unë kur kam dalë jam befasuar se çfarë përkrahje kam pasë sepse aty brenda nuk e kam ditur. Thjesht aty brenda në shtëpi kam qenë vetvetja, nuk e di a kam bërë ndonjë gjë gabim, që më ka qitur jashtë publiku mua”, ka thënë ai.
Azemi u eliminua edhe disa javë më parë nga programi, por bileta e fatit e riktheu sërish në lojë.