Këngëtarja e njohur shpreh hapur zhgënjimin ndaj RTSH: “Është vet institucioni që…”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kush e fitoi edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh?](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//kush-e-fitoi-edicionin-e-62-te-te-festivalit-te-kenges-ne-rtsh.jpg)
Të premten (22 dhjetor) përfundoi edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari i ri, Mal Retkoceri, me këngën “Çmendur”.
Ndërkohë, më e votuara nga publiku e cila do ta përfaqësojë edhe Shqipërinë në Eurovision 2024, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me “Zemrën n’dorë”.
Pjesëmarrës në këtë edicion ishte edhe çifti Vesa Luma & Big Basta me këngën e tyre “Mbinatyrale”.
Ata bënë një postim të gjatë në rrjete sociale duke shprehur pakënaqësitë rreth Festivalit, por duke falënderuar të gjithë ata që i përkrahën në këtë rrugëtim.