Mes Jorës dhe Joanës si partneret e tij të kërcimit në DWTS, Irgen Çela zgjedh…
Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela dhe partnerja e tij në skenë, Jora Hodo, ishin ditën e sotme të ftuar në emisionin “Fan Club Dancing With The Stars” me Kiara Titon. Irgeni u eliminua përfundimisht këtë të premte nga spektakli i kërcimit, duke mos pasur mundësinë që të shkonte në finalen e madhe që do të jetë më 29 dhjetor.
Gjatë intervistës ai ka marrë një video-mesazh nga ish-partnerja e tij Joana e cila e vë me shpatulla pas murit në emision. Ajo e pyet se cila nga partneret ka pëlqyer më shumë, Jorën apo atë që kërcyen së bashku për gjashtë javë.
Irgen Çela: Unë kam marrë më të mirën nga të dyja, por nuk mund të hedh poshtë çfarë ka bërë Jora. Unë nuk mund t’i bëja kurrë ato performanca pasodoblen, konteporanen, qoftë edhe tangon në qoftë se nuk do të kisha pasur Jorën partnere.
Albi Nako: Pa Jorën nuk do të kishe arritur kurrë deri këtu.
Irgen Çela: Nuk mund të hedh poshtë as 6 javë punë që kam bërë me Joanën dhe përkushtimin e saj gjatë 6 javëve. Në qoftë se kam arritur deri në javën e gjashtë, ka qenë falë asaj.
Të pyetur nga moderatorja se kush do t’a fitojë apo kush do donin ata që të fitonte këtë edicion të “Dancing With The Stars”, ata u përgjigjen:
Jora: Në gjykimin tim personal, mendoja një finale ‘kokë më kokë’ mes Irgenit dhe Enxhit. Tani që Irgeni nuk është, dua të fitojë Enxhi.
Irgeni: Dy marrëdhënie të mira kam krijuar në DWTS, Enxhin dhe Sardin, edhe me të tjerët por me këto të dy jam afruar më shumë, uroj që t’a fitojë njëri prej tyre.