Hakerohet faqja e internetit e Parlamentit/ ‘Homeland Justice’: Do të paguajnë uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hakerohet faqja e internetit e Parlamentit/ ‘Homeland Justice’: Do të paguajnë uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit!

Rikthehet Homeland Justice. Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” njofton se ka hakeruar faqen online të parlamentit.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen e tyre në Telegram

Nëse provoni të futeni në www.parlamenti.al, do t’ju shfaqet njoftimi që kjo faqe nuk mund të aksesohet.

 

Grupimi i njohur tashmë publikisht në Shqipëri si “Homeland Justice”, të vetëshpallur edhe si autorë të sulmit kibernetik të ndërmarrë ndaj faqeve qeveritare dhe portalit e-Albania, edhe më parë kanë hakeruar publikimet e një sërë dokumentash zyrtare, ku përfshihen email-e ndërmjet dikastereve, postë elektronike e kryeministrit, apo edhe shkëmbim informacioni me selitë diplomatike shqiptare jashtë vendit.

Pavarësisht kësaj, natyra e dokumentave të publikuara deri tani ka qenë tepër e papërfillshme dhe pa peshë specifike.

Më së shumti, bëhet fjalë për korrespondencë me qytetarët dhe vetë institucionet, për çështje pa ndonjë implikim specifik të natyrës qeveritare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE