Hidhet nga kati i 8-të i një pallati në Korçë, humb jetën një 18-vjeçar/Dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit!
Një 18 vjeçar nga Durrësi i dha fund jetës jetës, duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në Korçë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.17 të qytetit juglindor ku i riu dhe disa shokë kishin marrë me qira një apartament për festa. Dyshohet se nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e pallatit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.