Nuk flasin, as nuk përshëndeten, Armaldo i vë kapak marrëdhënies me Luizin!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk flasin, as nuk përshëndeten, Armaldo i vë kapak marrëdhënies me Luizin!

Armaldo Kllogjeri ka folur së fundmi mbi përvojën e tij në BBV, teksa është ndalur edhe te raporti me fituesin e BBV2, Luiz Ejllin.

Në një intervistë për emisioni “Jo Vetëm Modë”, ai tha se nuk flasin me njëri tjetrin dhe nuk mendon se do flasin për një kohë të gjatë.

Orinda Huta: Kur shikon që ti je pjesë e portaleve shpeshherë dhe vazhdon akoma, sidomos kur ke përballje me fituesin. Luizin. Si ndihesh? Flisni bashkë?

Armaldo Kllogjeri: Jo, nuk flasim, nuk përshëndetemi dhe nuk mendoj se do të flasim për një kohë të gjatë.

Orinda Huta: Përse thua për një kohë të gjatë?

Armaldo Kllogjeri: Po sepse, unë mendoj se Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën.

Orinda Huta: E pe filmin e tij?

Armaldo Kllogjeri: Po e pashë.

Orinda Huta: Të pëlqeu?

Armaldo Kllogjeri: Filmi më pëlqeu, film i bukur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE