Për më shumë se 4 muaj në vit ky vend feston Krishtlindjet!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për më shumë se 4 muaj në vit ky vend feston Krishtlindjet!

Besimtarët e krishterë sot festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e që kremtohet në gjithë botën. Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet në fillim të viteve ’90-të kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura. Darka e Krishtlindjes paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.

Në shërbesat që i paraprijnë Krishtlindjes lexohen pjesët e Dhiatës së Vjetër rreth Lindjes së Krishtit, duke theksuar profecinë e Mikeas, që parathotë Betlehemin si vendlindjen e Shpëtimtarit dhe profecitë e Isaisë rreth ardhjes e karakterit të Mesias. Në këngën shumëshekullore “12 ditët e Krishtlindjeve”, festimet zgjasin më pak se dy javë. Sot Krishtlindjet festohen rregullisht gjatë gjithë dhjetorit dhe në disa vende, në një pjesë të mirë të nëntorit gjithashtu.

Por katër muaj festime në Filipine i japin kuptim të ri termit “stinë festash”. Filipinasve u pëlqen një justifikim për të festuar dhe Krishtlindjet janë festa më e madhe dhe më e gjatë nga të gjitha. Në Filipine, qytetarët fillojnë të festojnë tre muaj më herët, duke u dhënë atyre sezonin më të gjatë të Krishtlindjeve në botë. Krishtlindja festohet gjatë muajve “ber”, siç quhet në Filipine domethënë shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor.

Krishtlindja njihet si Pasko në Filipine. Shumë nga traditat e saj, si pema e Krishtlindjes ose Santa Claus, erdhën në vend nga Amerika e Veriut. Edhe pse Krishtlindjet zakonisht nënkuptojnë borë dhe mot të ftohtë, Filipinet janë në ekuator, që do të thotë se nuk bie kurrë borë, nuk ka stinë dimërore dhe bëhet paksa më e freskët me kalimin e muajve.

Rikujtojmë, se “Sindroma e pemës së Krishtlindjes”, e njohur si alergjia e pemës së Krishtlindjes, shfaq simptoma të tilla si teshtitja, sekrecione të hundës dhe lotim të syve. Si pemët e vërteta ashtu edhe artificiale e shkaktojnë këtë sindromë, por nuk përjashtohen as dekorimet që përdorim për zbukurime. Pemët e Krishtlindjeve, të veshura me drita vezulluese dhe dekorime shumëngjyrëshe, sjellin një magji të veçantë gjatë festës së Krishtlindjes. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE