Përplasi për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet 27-vjeçarja në Vlorë!
Një 27-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka përplasur një 62-vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spital.
Në pranga është vënë E.LL, banuese në Vlorë, pasi një ditë më parë në vendin e quajtur “Ish-kinema Ali Demi”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, aksidentoi shtetasin P. M.
62-vjeçari humbi jetën më pas, në spitalin e Traumës, Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Një e re është arrestuar, pasi aksidentoi për vdekje një 62-vjeçar në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Ish-kinema Ali Demi”.
27-vjeçarja me iniciale E. Ll., banuese në Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. M., 62 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën në spitalin e Traumës, në Tiranë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan gjithashtu edhe një 51-vjeçar me iniciale E. B., pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur u përfshi në një aksident rrugor në aksin “Gjormë-Kotë”. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte 35-vjeçari me inicialet M. G..