Shuhet motra e këngëtarit të ndjerë Aaron Carter, Bobbie Jean Carter!
Familja Carter ka humbur një tjetër anëtar të tyre. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare motra e Nick dhe Aaron Carter, Bobbie Jean Carter. Nëna e Bobbie Jean, Jane Carter, bëri një deklaratë për vdekjen e papritur të vajzës së saj duke shprehur:
Jam tronditur kur mësova për vdekjen e papritur të vajzës sime, Bobbie Jean dhe do të më duhet kohë për të përpunuar realitetin e tmerrshëm të kësaj ndodhie për herë të tretë. Kur të kem mundësi të mendoj qartë, do të bëj një deklaratë më të plotë, por deri atëherë do të kërkoja të më linit rehat. Sado thellë që një prind të ndiejë humbjen e një fëmije, vuajtja e një fëmije të vogël nga humbja e një prindi duhet të jetë shumë më e madhe.
Detajet rreth vdekjes së Bobbie Jean nuk dihen akoma, por u raportua se vdiq të shtunën në Florida. Bobbie Jean ka luftuar me abuzimin me substancat narkotike gjatë gjithë jetës së saj. Rikujtojmë, se ylli amerikan i popit Aaron Carter u mbyt aksidentalisht në vaskën e tij për shkak të drogës që kishte marrë. 34-vjeçari, vëllai më i vogël i Nick Carter të Backstreet Boys, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni, më 5 nëntor të vitit të kaluar.
Autopsia arriti në konkluzionet se vdekja e tij ishte shkaktuar nga mbytja për shkak të efekteve të qetësuesve që kishte marrë. Nëna e të ndjerit shpërndau disa fotografi të banjës së djalit të saj, për të tërhequr më shumë vëmendjen lidhur me hetimet. Jane Carter publikoi imazhe që tregonin rroba të pista, një vaskë të mbushur me ujë të gjelbër dhe dyshemenë e ndotur, ndërsa vuri në dukje se imazhet nuk ishin bërë nga forcat e rendit.