Stres i vazhdueshëm në punë, gjithçka rreth sindromës “Burnout”!
Çfarë është “Burnout”? Djegia është ajo që trupi ynë vuan nga stresi i vazhdueshëm i punës sonë dhe pushimi zero prej saj. Prandaj, puna e tepërt mund të çojë në këtë sindromë psikologjike, e cila tashmë mund të diagnostikohet edhe nga psikologët dhe psikiatri.
Si fillim, ajo që do të perceptoni menjëherë është ndjenja e asgjësimit dhe rraskapitjes, diçka që mund të mos ju interesojë veçanërisht sepse tani konsiderohet normale. Por kur ndodh me frekuencë dhe kohëzgjatje të madhe, atëherë nuk është e zakonshme.
Faza tjetër është, nga ku keni qenë në gatishmëri të lartë për punën tuaj, tani nuk doni të bëni asgjë për të, ndoshta nuk ju pëlqen më ajo që bëni. Më në fund, do ta dini se jeni në rrugën e djegies kur performanca juaj fillon të ulet ndjeshëm. Me fjalë të tjera, nga ku bënit dhjetë gjëra në punën tuaj, gjysmën e tyre i bëni me shumë mund.
Ndërkaq, toksiciteti në mjedisin e punës jo vetëm që është në rritje, por ndikon thellësisht në shëndetin mendor dhe performancën e punëtorëve. Sipas hulumtimeve nga Universiteti Lund në Suedi, gjatë 20 viteve të fundit mjediset toksike të punës kanë kontribuar në një rritje të depresionit, dhunës psikologjike dhe problemeve të tjera shëndetësore. Një mjedis pune toksik është i pakëndshëm dhe i pashëndetshëm. Përpara se të largoheni dhe të gjeni një punë tjetër e cila është e vetmja zgjidhje në disa raste, lexoni mënyrat e mëposhtme për t’u përballur me mjedisin toksik në punë.