“Kam 20 vite pa takuar babain”, Alby rrëfen historinë e trishtë të jetës!
Alby ka treguar historinë e jetës së saj me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, nga divorci i prindërve deri tek lindja e vajzës.
Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se ka 20 vite pa takuar të atin.
“Kam 20 vite që nuk e kam takuar as nuk kam folur, para disa viteve ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka bërë operacion, unë se kam ndjerë fare që nëse i ndodh diçka, i pata mbyllur ndjenjat dhe nuk më interesonte.
Kur linda vajzën kuptova që duhet t’i falim njerëzit, që nuk i kam dhënë shans për të folur.
Ndoshta historia e karrierës sime dhe s’kam ditur si ta përballoj. Ai ka kërkuar të flasë me mua, por s’kam pranuar. Vajza ime nuk e ka babin e vet në jetë e saj dhe më dhemb zemra se e di që është shumë e vështirë të rritesh pa baba”-tha ajo.