Parashikimi i motit/ Temperaturat maksimale arrijnë deri në 18°C

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit/ Temperaturat maksimale arrijnë deri në 18°C

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar prej disa ditësh është përfshirë nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa pas mesdite pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe lindore, por nuk parashikohet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C më e ulëta deri në 18°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h në sipërfaqen e tokes dhe 28 në det të hapur me drejtim Lindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE