Rrëfimi i zjarrfikësit që rrezikoi jetën: Zjarri më i rëndi në karrierën time! Pasi shpëtova dy fëmijë, nuk mbaj mend…
vovalbania
December 26, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarrfikësi Arben Meçi rrezikoi jetën një ditë më parë, në përpjekje për të shpëtuar dhjetëra njerëzit që mbetën të bllokuar pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare në Lushnjë. Ai tregon se u përfshi në operacionin e shpëtimin sapo pa njoftimin, edhe pse nuk ishte në shërbim.
”Pasi shpëtova në grua me dy fëmijë”, thotë ai, ”nuk mbaj mend çfarë ndodhi pasi u bllokua nga tymi”.
“Ishte një grua, kishte dy fëmijë, në kat të shtatë ose të tetë. Aty u ndesha me një xhaje, që mezi e pashë se kishte shumë tym. Nuk po e merrje më vesh. Morëm vesh që nuk kishte më njerëz pastaj. Zbritëm dhe nuk mban mend gjë më. U bllokuam”.
Meçi tregon edhe se kjo është ngjarja më e rëndë me të cilën është përballur në karrierën e tij 17-vjeçare.
“Nuk isha në ditën e shërbimit, pamë alarmin dhe u ngjitëm me sa mundëm. Bëmë çfarë mundëm, zbritëm njerëzit që ishin varur në godinë. Kam 17 vite punë si zjarrfikës, kjo ishte situata më e rëndë. Kishte shumë njerëz që bërtisnin për ndihmë”.