Zbulimi i ri pritet të identifikojë shkakun e Alzheimer dhe Parkinson!

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulimi i ri pritet të identifikojë shkakun e Alzheimer dhe Parkinson!

Truri është organi më kompleks që kemi. Studimi i fundit u krye nga një ekip studiuesish nga Instituti Karolinska në Suedi, së bashku me shkencëtarë të tjerë nga qendra të ndryshme kërkimore në mbarë botën, të cilët hartuan për herë të parë të gjitha llojet e qelizave të pranishme në trurin e njeriut. Nga kjo hartë e re doli se ka më shumë se 3000 qeliza të trurit të njeriut, një numër shumë më i madh se sa pritej. Neuronet nuk janë të gjithë njësoj dhe shkencëtarët kanë kërkuar për secilin lloj, cilat funksione kryejnë, duke karakterizuar proteinat dhe për rrjedhojë gjenet aktive në çdo lloj qelize.

Deri më tani, ishte studiuar më së shumti korteksi cerebral, në të cilin ishin identifikuar “vetëm” rreth 100 lloje qelizash. Studimi i ri ka zgjeruar fushën e hetimit në të gjithë trurin me rreth 100 zona të studiuara. Kështu u kuptua se edhe zonat më arkaike nga ana evolucionare janë në realitet jashtëzakonisht komplekse. Harta gjithnjë e më e detajuar e trurit të njeriut do të shërbejë gjithashtu për të kuptuar më mirë se cilat qeliza janë më të prekura nga mutacionet specifike, që shkaktojnë sëmundje neurologjike si Alzheimer ose Parkinson.

Një studim i fundit ka treguar se llumi i kafesë mund të përdoret në një trajtim të ri për sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit. Pikat kuantike të karbonit të bazuara në acidin kafeik, të cilat bëhen nga mbeturinat e kafesë, kanë treguar premtime në trajtimin e çrregullimeve neurodegjenerative. Studiuesit shpresojnë se trajtimi mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit në fazat e hershme të demencës, si dhe për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të sëmundjes.

Ndërkaq, dhjami i tepërt në bark është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe siç del nga një studim i fundit gjithashtu edhe për Alzheimer. Obeziteti abdominal lidhet me ndryshimet në tru që favorizojnë Alzheimerin, 15 vjet përpara fillimit të simptomave të demencës. Studime të ndryshme në të kaluarën e kanë lidhur obezitetin me një rrezik më të lartë të demencës, por puna e re fokusohet në një lloj specifik të indit dhjamor, yndyrën e brendshme, e cila gjendet brenda dhe rreth organeve të brendshme të barkut.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE