Zbulohet arsyeja e vdekjes së këngëtarit grek, Vasilis Karras
Këngëtari i shumë dashur për publikun grek dhe jo vetëm, Vasilis Karras, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, i cili ditët e fundit ishte i shtruar në reanimacion për shkak të COVID-19.
Artisti po luftonte prej dy vitesh nga kanceri, por pasi u prek nga COVID-19 gjendja e tij u rëndua.
Pasditen e së dielës ai ndërroi jetë nga një goditje në tru.
Vasilis Karras u shpërngul në Selanik me familjen e tij kur ishte dhjetë vjeç.
Në moshën 16 vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në klubin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Krahas karrierës së tij në këngë, ai punoi si automekanik, që ishte pasioni i tij i dytë i madh.
Karras ka punuar edhe në motorrin e OSE-së në Selanik dhe kjo përvojë është pasqyruar në këngën e tij “Ego agapi mou, ego”.
Suksesi i tij më i madh komercial erdhi me diskun “You Made Me a Tramp”, i cili shiti mbi 180,000 kopje dhe u kompozua dhe u shkrua nga Michalis Rakintzis.